Komuna e Gjakovës ka ndërtuar sistemin online për Menaxhimin e Aseteve Komunale. Sistemi mundëson pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në ruajtjen e aseteve komunale (shtyllat e ndriçimit, pusetat, ulëset e parkut). Komuna synon menaxhimin sa më të mire të aseteve të Komunës dhe që këtë ta bëjë edhe me ndihmën e qytetarëve të saj. Janë disa mundësi që qytetarët mund të lajmërojnë për gjendjen e një aseti komunal:
1. Në vendin ku ndodhet objekti, duke shfrytëzuar Smartphone dhe sistemin WiFi apo 3G/4G. Qytetari skanon QR kodin e vendosur në objekt, me aplikacionin përkatës me Telefonin e Mençur (SmartPhone). Pas skanimit të QR kodit do të paraqiten disa fusha që duhet të plotësohen. Qytetari plotëson fushat si: Emri, Mbiemri, E-maili, Gjendja e objektit si dhe mund të dërgojë një foto të asetit të dëmtuar nga vendi ku ndodhet aseti. Pas klikimit në butonin Dërgo, forma e plotësuar dërgohet në Serverin kryesor së bashku me koordinatat ku ndodhet aseti dhe më pastaj Drejtoria përgjegjëse në Komunë do të merret me rastin e raportuar.
* Ju duhet të keni të instaluar ne smartphonin tuaj aplikacionin per skanimin e QR kodit. |