ATI-KOS E-GOV v.2.0
 
Republika e Kosovës
Komuna e Gjakovës

Komuna Ime Elektronike

Kycuni në logarinë tuaj

 
 
 Fute kodin e sigurisë
  


Regjistrohuni ketu



Rikthe fjalekalimin


Asetet komunale 
  
Untitled Document

Sistemi Online për menaxhimin e aseteve të Komunës së Gjakovës

 

Komuna e Gjakovës ka ndërtuar sistemin online për Menaxhimin e Aseteve Komunale. Sistemi mundëson pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në ruajtjen e aseteve komunale (shtyllat e ndriçimit, pusetat, ulëset e parkut). Komuna synon menaxhimin sa më të mire të aseteve të Komunës dhe që këtë ta bëjë edhe me ndihmën e qytetarëve të saj. Janë disa mundësi që qytetarët mund të lajmërojnë për gjendjen e një aseti komunal:

1. Në vendin ku ndodhet objekti, duke shfrytëzuar Smartphone dhe sistemin WiFi apo 3G/4G. Qytetari skanon QR kodin e vendosur në objekt, me aplikacionin përkatës me Telefonin e Mençur (SmartPhone). Pas skanimit të QR kodit do të paraqiten disa fusha që duhet të plotësohen. Qytetari plotëson fushat si: Emri, Mbiemri, E-maili, Gjendja e objektit si dhe mund të dërgojë një foto të asetit të dëmtuar nga vendi ku ndodhet aseti. Pas klikimit në butonin Dërgo, forma e plotësuar dërgohet në Serverin kryesor së bashku me koordinatat ku ndodhet aseti dhe më pastaj Drejtoria përgjegjëse në Komunë do të merret me rastin e raportuar.
*   Ju duhet të keni të instaluar ne smartphonin tuaj aplikacionin per skanimin e QR kodit.

 
1
 
2. Nëpërmjet Web aplikacionit: http://gjakova.e-komuna.com/ Pas autentikimit të shfrytëzuesit (shkruan username dhe password), qytetari zgjedhë kategorinë për të cilën dëshiron të raportojë dhe pas kësaj paraqitet harta me asetet e regjistruara. Pas zgjedhjes së asetit të dëmtuar paraqitet forma për raportim. Pas plotësimit dhe dërgimit, qytetari do të pranojë një e-mail nga sistemi që raportimi është regjistruar dhe do të marrë një përgjegje nga komuna me rastin e rregullimit të këtij aseti.
 
1